Tre persona janë mbytur pasditen e sotme në plazhin e Zvernecit . Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 14 e 30.
Të tre trupat e të mbyturve janë nxjerrë nga deti. Viktimat janë dy vajza nga Vlora dhe një djalë nga Maqedonia.Dy vajzat kishin lidhje familjare me njëra-tjetrën.
Mësohet se mosha e tyre është nga 20 deri në 30 vjeç.
Sipas të dhënave paraprake mësohet djali kishte hyrë në det për të ndihmuar vajzat por ngjarja ka rezultuar fatale për të tre.