Erdogan: Autorët e grushtit të shtetit, dështuan - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-15

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, duke kujtuar 15 korrikun e një viti më pare kur humbën jetën 250 persona pas një tentative për grusht shteti, tha se kjo datë shënon një tentativë pushtimi. Gjatë një konference me temë ?15 korriku si një shkelje e të drejtës së njeriut?, Erdogan theksoi faktin se Turqia është një shtet që dënoi sipas ligjeve, dhjetëra mijëra tradhtarë morën pjesë në grushtin e shtetit. ?Numri i qytetarëve tanë që humbën jetën atë natë është 250, ndërsa numri i puçistëve të vrarë vetëm 35. Ja që duhet të mendojmë edhe për këto shifra. Sikur Turqia të mos ishte një shtet ligjor, sikur të mos ishte një vend që mbikëqyr drejtësinë, atëhere të paktën dhjetëra mijëra tradhtarë që kanë marrë pjesë fizikisht atë natë në grushtin e shtetit nuk do të ndodheshin nëpër burgje, por do të ishin të rrezikuar për tu vrarë nëpër rrugë?. Që prej një viti, Turqia vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa kryeministri turk Binal Yildirim deklaroi se do të propozojë vazhdimin saj edhe për tre muaj. ndërsa presidenti Erdogan u shpreh se vendi do të dalë nga kjo gjendje vetëm kur të arrijë objektivin në luftën kundër terrorizmit. ?Ne do ta heqim gjendjen e jashtëzakonshme kur të përfundojnë të gjitha këto shqetësime, do ta heqim atë kur të arrijmë objektivin në luftën kundër terrorizmit. Pa mbaruar të gjitha këto askush të mos presë që ne të bëjmë ndryshime?. Autoritetet turke pushuan të premten nga puna më shumë se 7000 policë, ushtarë dhe nëpunës civilë, një ditë para përvjetorit të grusht-shtetit të dështuar, ndërsa gjatë vitit më shumë se 50 mijë persona janë burgosur dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë larguar nga puna. Turqia për grusht-shtetin akuzon organizatën FETO të teologut Fet?hullah Gulen, i cili jeton në SHBA. Më 15 korrik të vitit 2016, njësi të ushtrisë turke dhe policisë, u ngritën kundër Recep Tayyip Erdogan. Përpjekja për puç dështoi, pas daljes së dhjetëra mijëra njerëzve në mbrojtje të presidentit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS