Kandidatët për drejtor të policisë së shtetit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
9 ditë nga dorëheqja e Artan Didit, posti i drejtorit të përgjithshëm të policisë mbetet ende vakant. Pas komandimit të Haki Cakos sipas ligjit të policisë ai mund të qëndrojë deri në 6 muaj deri në emërimin e drejtorit të ri. Kjo sipas kryetarit të sindikatës së policisë pasi drejtori i komanduar merr urdhra nga Ministri i Brendshëm. Sadedin Fishta thote se ka disa kritere per këtë post. Për sa i përket dorëheqjes së Didit, kreu i sindikatës Fishta, mendon se ajo ishte e vonuar. Mësohet se sindikata ka sugjeruar emrin e Bilbil Memës dhe Altin Qatos, si dy kandidatët më të mundshëm për të zënë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se Shtetit. Mema, i liruar nga detyra që nga viti 2002, kur mbante funksionin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë është rikthyer, duke u emëruar drejtor i studimeve strategjike ndërkohë që Altin Qato mban aktualisht postin e zv/drejtorit të përgjithshëm.

Share This Video


Download

  
Report form