Ora News - Tre kandidatët për Drejtor: Duam një Teatër Kombëtar më të hapur me botën

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Genci Fuga, Ema Andrea dhe Laert Vasili, tre kandidatët e konkursit për Drejtorin e Teatrit Kombëtar flasin për Ora News rreth platformës për administrimin e teatrit.

Genci Fuga, Ema Andrea dhe Laert Vasili janë deri tani kandidatët për kreun e Teatrit Kombëtar. Nga njëra anë ata janë në frontin e protestave të artistëve dhe në anë tjetër u duhet të përgatisin një platformë për garën që ka hapur Ministria e Kulturës.

Genci Fuga: Do të mundohem të gjej forma të caktuara për zbutjen e "varfërisë".

Ema Andrea: Po kandidoj për këtë post sepse mendoj që do të jetë një nga format më demokratike dhe më të pavarura të drejtimit të një institucioni kulturor dhe artistik dhe pastaj kaq të rëndësishëm sa ç'është Teatri Kombëtar.

Laert Vasili: I bindur tek aftësitë, përvoja ime, tek bashkënimet e mia prej 20 vitesh në skenat europiane. Besoj se Teatri shqiptar ka nevojë për bashkëpunime dhe një përvojë europiane.

Ministria e Kulturës kërkon një drejtues të aftë para së gjithash për të ndërtuar një kalendar të rregullt artistik me shfaqje repertori dhe për të zgjeruar audiencat.

Genci Fuga: Dua dhe insistoj duke njohur audiencën e Teatrit, të ketë një përkushtim më të madh ndaj saj. Në fund të fundit, secili aktor dhe regjisor ka primare ballafaqimin me spektatorin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tre-kandidatet-drejtor-duam-nje-teater-kombetar-me-te-hapur-me-boten

Share This Video


Download

  
Report form