Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rinumëruar katër kutitë e Kuçovës, të ankimuara nga Partia Demokratike, pas dyshimeve se janë manipuluar votat.
Nga numëri i 4 kutive ka rezultuar se vetëm dy vota janë llogaritur abuzivisht.
Në një kuti PD-së i është zbritur një votë, ndërsa në një rast tjetër i ishte hequr padrejtësisht dhe pa rinumërimit i është shtuar në tabelën përfundimtare të rezultatit të zonës zgjedhore Kuçovë.