Ora News – Takimi trilateral, Merkel: Solidaritet me Italinë, ka bërë shumë për emigrantët

Ora News Lajme 2017-07-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pak para nisjes së Samitit të Triestes për vendet e Ballkanit Perëndimir, u zhvillua një takim trilateral mes Kancelares Angela Merkel, kryeministrit italian, Paolo Gentillioni dhe atij të Francës Emanuele Macron. Në përfundim, të tre dolën në një konferencë për mediat ku shprehën qëndrimet e tyre për emigrantët.
Kancelarja e Gjermanisë, Angele Merkel ka vlerësuar punën e bërë nga Italia për çështjen e emigrantëve. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Merkel shprehu solidaritet me shtetin italian për politikat e emigracionit.
Merkel: ?Italia ka bërë një punë të madhe për emigrantët dhe ne jemi në solidaritet me Italinë në politikat e migracionit. Të tre vendet tona duhet të përballen me emigracionin e paligjshëm përmes bashkëpunimit me Afrikën, veçanërisht në zonat si Nigeria dhe Libia.
Ndërkohë, kryeministri i Gentilloni tha se Italia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj sa i përket çështjes së emigrantëve, ndërsa kërkoi më shumë bashkëpunim.
Gentiolloni: ?Italia ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj në ndihmën dhe mikpritjen e emigrantëve. Politika për emigrantët nuk duhet tu besohet vetëm disa shteteve, por të jetë e shpërndarë në të gjitha vendet e BE-së?.
Presidenti i Francës, Emanuelle Macron shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të marrë përgjegjësitë, por tha se nuk duhet lejuar emigrimi i paligjshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/bota/takimi-trilateral-merkel-solidaritet-me-italine-ka-bere-shume-per-emigrantet/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS