http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasditen e se mërkurës Astrit Patozi dhe figura te tjera te Partisë Demokratike qe njihen si kundërshtaret e Lulzim Bashes, do te takojnë demokratet e Durrësit. Qyteti bregdetar do te shënojë fillimin e nje turi per te përcjellë qëndrimet e këtij grupimi ndaj garës ne PD te cilën ata e cilësojnë nje farse.Kritikët e kane bere te qarte se përgjegjës per humbjen e zgjedhjeve te 25 qershorit është Lulzim Basha dhe kreu i PD pas kësaj humbje te thelle, nuk duhet te shpallte ngrirjen, por duhet te kishte dhënë dorëheqjen si akti minimal per barazinë ne gare; dhe se fundmi data e zgjedhjeve dhe rregullat duhet te ishin miratuar nga kryesia e partisë. Paralelisht me takimet qe po zhvillojnë ne degët e partisë Lulzim Basha dhe Eduard Selami dy kandidatet per postin e kryetarit te PD; ne strukturat e Partisë Demokratike do te shkojnë edhe kundërshtaret e Bashes.Përveç takimeve me demokratet ne te gjithë vendin, kundërshtaret e Bashes kane nisur te mbledhin firmat per te siguruar mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për të bërë të njëjtën betejë si në kryesi, për anulimin e garës dhe analizën e humbjes. Sipas statutit te PD ne rast te kërkesës se ¼ te anëtareve Këshilli Kombëtar ose 69 anëtareve te tij këshilli mblidhet detyrimisht brenda dy javëve. Humbja e kundërshtarëve të Bashës në kryesi, paralajmëron mungesën e numrave edhe në këshill, për të ndryshuar rrjedhën e garës.