Qindra ton shalqir po kalben në zonën e Fierit.
Tregtarët akohen se nuk ka treg për shitjen e këtij produkti dhe se ai po kalbet akoma pa u shkulur.
Sipas fermererëve të fshatit Kafaraj çmimi i shalqirit ka rënë deri në vlera qesharake, sa që një kilogram shitet për 3 lekë.
Ata shprehen se me një çmim të tillë nuk po u del as të paguajnë karburantin që po shpenzojnë për të tërhequr prodhimin nga toka.
?Ja kam mbjell 1 hektar, nuk ka cmim, nuk ka treg ,malli nuk tërhiqet sepse vjen nga Kosova. Me 3 lek e shesim, nuk ka leverdi por vetëm humbje, dalim vetëm që mos të na ngelet në bahce?, shprehet njëri nga fermerët.