Zjarret djegin pyje e ullishte - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja e temperaturave ka sjelle sërish riaktivizimin e vatrave të zjarrit në të gjithë vendin. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile bëri të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 10 vatra. Më e rënda ishte ajo në fshatin Zharrës të bashkisë Patos, ku zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre e ferra rrezikoi direkt një pus nafte. Shërbimet zjarrfikëse dërguan 1 mjet dhe 9 efektivë, së bashku me një mjet të kompanisë së naftës Albpetrol. Pas një operacioni që zgjati rreth 2 orë u be e mundur që të shiheshin flaket, ndërsa si pasojë e tij u dogj një sipërfaqe rreth 3 dynym me shkurre. Në fshatin Malas Breg, të qarkut të Beratit zjarri dogji 5 mijë rrënjë ullinj të rinj si dhe 28 hektarë shkurre. Për lokalizimin e flakëve u angazhuan 3 automjete zjarrfikëse, 17 efektivë por dhe 30 forca ushtarake. Në fshatin Reç i Ri të Shkodrës, flakët dogjën një kasolle, por ndërhyrja në kohë beri qe te shmangej përhapja e mëtejshme. Një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe disa rrënje ullinj u shkrumbuan ne Elbasan. Vatra u lokalizua në fshatin Bishqem dhe pas ndërhyrjes së zjarrfikësve në një terren të vështirë malor situata u normalizua. Ndërsa fshatin Hajdaraj zjarri dogji 1 dynym me shkurre e 30 rrënjë ullinj. Në fshatin Zvërnec në Vlorë, flakët dogjën një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe pisha, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Zjarri rrezikoi edhe një fabrikë në Fushë Krujë.

Share This Video


Download

  
Report form