http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të paktën 180 vatra zjarri janë shfaqur brenda ditës në provincën e famshme kanadeze British Kolumbia. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa të paktën 7.000 njerëz kanë braktisur shtëpitë nga frika e zjarreve. Kjo është gjendja e parë e jashtëzakonshme e shpallur nga krahina në 14 vjet. Qeveria federale thotë se po endjek situatën nga afër dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë.Autoritetet bëjnë me dije se kushtet atmosferike që kanë shkaktuar nxehtësi, rrufe dhe erëra të forta, janë bërë shkak për ndezjen dhe përhapjen e vatrave të zjarrit. Qindra hektarë pyje janë përfshirë nga zjarret. Metereologët njoftojnë se moti do të vazhdojë të jetë i nxehtë gjatë gjithë fundjavës dhe javës së ardhshme. Asnjë viktimë nuk është raportuar ende. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë banorëve të marrin çdo masë paraprake për të qëndruar të sigurt dhe të njoftojnë emergjencën në raste rreziku.