Kanabisi, Rama: Të pamëshirshëm, do t’i vendosim kapakun kësaj historie

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të pamëshirshëm me këdo që shkel ligjin dhe luftë të pandërprerë kundër kanabisit për ta mbyllur një herë e mirë kapakun e këtij fenomeni të shëmtuar. Në takimin me strukturat e policisë si dhe përfaqësuesit e Guardia di Financës kreu i qeverisë shqiptare tha se zbatimi i përpiktë i strategjisë antikanabis do të rezultojë një histori suksesi në fund të sezonit duke mos mohuar se ka pasur drejtues policie që kanë bashkëpunuar me kultivuesit.
Rama: Ajo që ne jemi të vendosor që të bëjmë është ta fshijmë njollën që i ka mbetur Shqipërisë nga kjo histori shumë vjeçare dhe 2017 ta bëjmë vitin e vënies së kapakut në këtë histori të shëmtuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-te-pameshirshem-ndaj-policeve-qe-nuk-njoftojne-kultivimin-e-kanabisit/

Share This Video


Download

  
Report form