Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej muajit mars, policia e qarkullimit rrugor ka nisur aplikimin e gjobavë në banesë për qytetaret të cilët kanë tejkaluar shpejtësine dhe janë fiksuar nga radarët. Drejtuesit e qarkullimit rrugor thonë se kjo është nga shumë masat që janë marrë këtë sezon turistik, ku ka një fluks të shtuar të mjeteve dhe turistëve.
Nëse mendoni se keni tejkaluar shpejtësinë dhe nuk jeni ndëshkuar, gaboheni. Shumë shpejt fleta e gjobës së bashku me foton e mjetit dhe të gjitha të dhënat e tjera do tu mbërrijë në shtëpi.
Prej muajit mars policia rrugore ka nisur aplikimin e gjobave në banesë nëpërmjet Postës, ndërsa numri i tyre është i konsiderueshëm.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/radaret-spiune-te-shpejtesise-prej-marsit-gjobat-me-poste-ne-banese/