Prej datës 1 Korrik nuk do të tolerohet asnjë subjekt që do të abuzojë me pastërtinë dhe ndotjen akustike në zonat turistike. Ministri Klosi gjatë takimit të Komitetit Rajonal të Turizmit në qarkun e Durrësit paralajmëroi kontrolle të rrepta të të gjitha subjekteve.
Vendosja e rojeve bregdetare nga bizneset, do të jetë një ndër kushtet e panegociueshme këtë verë. Kreu i Turizmit dhe Mjedisit u shpreh se 3 detyrat kryesore të institucioneve të angazhuara në mbarëvajtjen e sezonit turistik janë garantimi maksimal i pastërtisë, siguria në plazhe dhe rritja e standardeve të mikpritjes.