Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zyra europiane për azil ka publikuar raportin vjetor, sipas të cilit vendi ynë është një ndër 10 vendet me numrin më të lartë të kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian. Shqiperia për 2016 ka pasur rreth 3 përqind të totalit të aplikacioneve, duke u radhitur pas Sirisë, Afganistanit dhe Irakut por në krah me Somalinë dhe Eritrean. Megjithatë Shqipëria është edhe vendi me reduktimin më të lartë të shifrave të azilantëve krahasuar me 2015, por kjo nuk na zbret nga lista e dhjetëshes me numrin më të lartë të aplikimeve për azil.
Shqipëria ndodhet në mesin e 10 vendeve me numrin më të lartë të kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian.
Të dhënat janë paraqitur në raportin vjetor të zyrës europiane për azil, publikuar në faqen e saj zyrtare.
Në vendin e parë ndodhet Siria, ku kërkesat për azil nga ky vend përbejnë 26 përqind të totalit të aplikacioneve në Bashkimin Europian.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kerkesat-per-azil-shqiperia-ne-mesin-e-10-vendeve-me-numrin-me-te-larte/