Shqipëria me numrin me të lartë të të dënuarve për vrasje në Evropë

RTV KLAN 2017-07-04

Views 1

Shqipëria ka numrin më të lartë të të dënuarve për vrasje krahasuar me të gjitha vendet e Bashkimin Europian, dhe ky numër ka shuar në rritje progresive përgjatë viteve 2014-2015. Të dhënat janë bërë publike nga ekspertët e Këshillit të Evropës, pas mbledhjes se statistikave nga Universiteti i Lausanës.

Për situatën e burgjeve në Europë për vitet 2014-2015, të dhënat tregojnë se 19% e të burgosurve në Shqipëri vuajnë dënimin për çështje të lidhura me lëndët narkotike, ndërsa 39% e tyre vuajnë dënimin për motive vrasje.

Kjo përqindje është tre herë më e madhe krahasuar me mesataren europiane për dënimet për vrasje.

Në mesin e viteve 2006 dhe 2015, numri i të burgosurve u rrit më shumë në Turqi (191%), Shqipëri (90%), Maqedoni? (61%) dhe vende te tjera.

Shqipëria radhitet e para ndër vendet me një përqindje relativisht të lartë të të burgosurve pa një vendim të formës së prerë në nivelin e 49.2%, e ndjekur nga Danimarka (36.3%), Italia (34.2%), Holanda (43.4%) dhe Zvicra (39.6%)./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form