Ngacmonte vajzën 5 vjeç, arrestohet babai

RTV KLAN 2017-07-10

Views 2

Një 36-vjeçar nga fshati Leminot i Maliqit u arrestua pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ngacmonte seksualisht të bijën 5 vjeçare.

Edison Shuli, u denoncua nga bashkëshortja, për veprime të turpshme me të bijën, por edhe për dhune fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Por nëna e të arrestuarit thotë se akuzat janë të pavërteta pasi gruaja kërkonte divorcohej.

?Nuk ka kryer veprime të turpshme. Djali kishte pirë, dhe kur ajo i tha këtë llaf, bënë shamatë, dhe ai theu orenditë, lavatriçen...?

Menjëherë pas kallëzimit gruaja është larguar tek familja e prindërve të saj në Librazhd. Pas kallëzimit, vajza e mitur po trajtohet nga një psikologe, ndërsa hetimi vijon./Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form