Report TV - Korçë, familja në skamje, babai: Dua një strehë për vajzën e mitur

Report TV 2016-11-16

Views 2

Të pafuqishëm përballë varfërisë së tejskajshme, kjo familje është detyruar të dalë nga banesa me qira ku jetonte prej disa kohësh, për të jetuar në kushte çnjerëzore në këtë kasolle të improvizuar me disa llamarina dhe plastmasë, ku çfarë bie jashtë futet edhe brenda.

Familja përbëhet nga tre anëtarë; një nënë e sëmurë dhe e paralizuar, një fëmije i mitur që kërkon ushqim dhe kryefamiljari që kujdeset për to, ndërsa me lot në sy apelon për ndihmë. Ai thotë se jeton vetëm me kempin që merr bashkëshortja që ka lindur e paralizuar dhe nuk ka mundësi që të punojë, pasi duhet të kujdeset për të dhe vajzën e vogël.

Share This Video


Download

  
Report form