Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Investimet e Bashkisë së Tiranës tashmë do të shtrihen në nivel kapilar për t?i shërbyer më mirë komunitetit dhe të përmirësojnë infrastrukturën e qytetarëve.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj inspektoi punimet për rikonstruksionin e rrugëve lidhëse në zonën e Ish kinostudios dhe tha se falë këtij investimi do të përfitojnë 300 familjet që jetojnë në këtë zonë.
Veliaj: Jemi shumë të lumtur që kemi mbaruar disa punë të mëdha në qendër të Tiranës, si sheshi ?Skënderbej?, si Bulevardi i Ri, si Pazari i Ri, si Parku Olimpik, por njerëzit nuk jetojnë në shesh, njerëzit jetojnë nëpër lagjet e këtij qyteti. Kjo është një zonë që lidh Kinostudion me Repartin 3700, ku kemi rreth 80 familje në këtë zonë dhe 300 në të gjithë pellgun. Investimi do të fillojë në mënyrë kapilare, me kanalizime të ujërave të zeza, me rrjetin e ujësjellësit dhe pastaj me asfaltimin, ndriçimin dhe sinjalistikën e nevojshme për këtë komunitet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rikonstruktohen-rruget-lidhese-ne-ish-kinostudio-veliaj-perfitojne-300-familje/