Vlahutin: Shqiptarët votuan për reformat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin deklaron se vota per socialistët ishte një mbështetje për të vazhduar me reformat e rëndësishme.?Presim që qeveria e re të rimarrë përgjegjësi të plotë për reformat, meqë kjo votë ishte, në njëfarë mënyre, mbështetje për programin e reformave. Mendoj që shumica e analistëve në Shqipëri e shohin si të tillë dhe kjo është një përgjegjësi shtesë për gjithë ata që janë zgjedhur nga populli shqiptar.?Për Vlahutin thelbësore mbetet reforma në drejtësi.?Reforma e drejtësisë është një bllok themelor, jashtëzakonisht i rëndësishëm për trajtimin e dy përparësive të tjera kyçe që lidhen me shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër korrupsionit. Komuniteti ndërkombëtar do ta monitorojë nga afër dhe do të asistojë sa më shumë. Janë caktuar komisionet e rivlerësimit, vëzhguesit ndërkombëtarë janë përzgjedhur, ndërtesa, (ku do të kenë selinë institucionet e Vettigut) po mobilohet dhe po hartohet rregullorja - shkurt, rivlerësimi i gjykatësve dhe prokurorëve do të nisë shumë shpejt. Si një pjesë kyçe e reformës, ai duhet gjithashtu të dëshmojë, me rezultate, besueshmërinë e përpjekjeve për reforma.?Ambasadorja e BE vlerësoi se procesi zgjedhor ishte i qetë. Pa dhënë një datë se kur mund të hapen negociatat e anëtarësimit, Vlahutin theksoi se vendimi do të merret ne varësi të progresit të besueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e reformës së drejtësisë, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Share This Video


Download

  
Report form