Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sektori i ndërtimit është rigjallëruar në muajt janar, shkurt dhe mars. Sipas të dhënave të INSTAT në tre muaj nga të 61 bashkitë janë dhënë 101 leje ndërtimi me vlerë 11 miliard e 58 milion lekë, për një sipërfaqe prej 91.864 m2.
Kryesisht numri i lejeve të dhëna ka qenë kryesisht për ndërtesat rezidente, ku përfshihen godinat e banimit që zënë 75.2% të lejeve, po ashtu edhe për ndërtesa jo rezidente ku përfshihen hotele, zyra, godina tregtare dhe të tjera objekte që zënë 24.8%.
Në ndërtimin e godinave për banim janë investuar 9 miliard të gjitha nga privatët. për ndërtimin e hoteleve, zyrave apo objekteve tregtare janë investuar prej subjekteve private 1 miliardë e 73 milionë lekë ku 177 miliard janë financime shtetërore dhe 896 milionë janë financime private.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/rigjallerohet-ndertimi-ne-3-muaj-investime-11-miliarde-leke/