Ora News – Euro shënoi nivele të ulëta në nëntë vite

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas rënies së vazhdueshme prej disa ditësh, euro arrin nivelin e132.15 lekë nu kursin e këmbimit. Presidenti i eksportuesve shqiptarë Alban Zusi shpreh shqetësimin se rënia e monedhës së përbashkët ka goditur biznesin vendas duke u shkaktuar humbje në të ardhura 30-50%. Ndërsa për kreun e konfindustrisë gjithçka ka lidhje me paratë informale në qarkullim prej fushtës elektorale.
Prej një muaji monedha e përbashkët euro shënoi nivele të ulëta në nëntë vite në kursin e këmbimit valutor duke arritur në 132.15 lekë. Shkaqet që renditen nga ekspertët është oferta e lartë e euros në treg prej fluksit të turistëve dhe investimeve. Faktori i zhvlerësimit të lekut duhet marrë me seriozitet nga institucionet shprehet Presidenti i Qendrës së Eksportuesve Shqiptarë, Alban Zusi. Rënia e euros ka shkaktuar një humbje të të ardhurave 30-50% për eksportuesit.
Zusi: Eksportuesit kanë një humbje në të ardhura prej afro 5% për shkak të zhvlerësimit të euros kundrejt lekut, e cila e kthyer në fitim është e barabartë me një humbje prej 30-50%. Zhvlerësimi i lekut është një kërcënim edhe për prodhimin vendas nga importi.
Nga ana tjetër Gjergj Buxhuku i Konfindustrisë në përgjigje të interesit të Ora Neës thotë se rënia e fortë e euros për një peridudhë kaq të shkurtër tregon për sasinë e madhe të parave informale që qarkullojnë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/euro-shenoi-nivele-te-uleta-ne-nente-vite/

Share This Video


Download

  
Report form