Ora News – Platforma e PD, Basha: Qeveria pranë biznesit, taksat më të ulëta në 20 vite

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lehtësira fiskale, mbështetje dhe vëmendje të qeverisë dhe lehtësim të procedurave. Ka qenë ky premtimi i kryetarit të Partisë Demokratike për biznesin e huaj, në tryezën e organizuar me rreth 90 përfaqësues të kompanive italiane.
Basha: Sipas vetë Bankës Botërore, investitorët e huaj e shohin Shqipërinë si zgjedhjen e fundit në Ballkan. Kjo është e papranueshme, katastrofike për një vend me potenciale të tilla. Kjo duhet të ndryshojë urgjentisht me masa dramatike, të besueshme dhe të qëndrueshme siç është tatimi i sheshtë 9%, TVSH 15%.
Basha tha se në platformën e tij qeverisëse, borxhi publik parashikohet të ulet në nivelin e 60%, dhe kjo do të arrihet sipas tij duke shkurtuar investimet korruptive. Në fushën e bujqësisë, ai tha se do të investohen 150 milionë euro dhe subvencionim i drejtpërdrejtë e fermerëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-prezanton-platformen-e-pd-se-per-biznesin-takse-te-sheshte-prej-9/

Share This Video


Download

  
Report form