Socialistët festojnë fitoren - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numërimi i fletës se fundit te votimit i la radhën Edi Rames të falenderonte socialistet dhe gjithë ata që i dhanë fitoren e thelle ne zgjedhjet e 25 qershorit.Para mijëra anëtareve dhe simpatizantëve të mbledhur ne sheshin ?Skënderbej?, kryeministri i ardhshëm nuk e fshehu entuziazmin e fitores, teksa tha se në këto zgjedhje, Shqipëria foli troç.?Shqipëria ka folur troç, shqiptarët vendosën me një votë qartësisht kuqezi. Ata kanë zgjedhur të ardhmen dhe na kanë thënë se Shqipëria që duam është mbi të majtën dhe të djathtën. Shteti që duam është i qytetarëve dhe jo i pushtetarëve. Misioni i të zgjedhurve është puna për Shqipërinë, jo politika e kacafytjeve për partinë. Populli ka zgjedhur PS, për ta udhëhequr vendin në këtë mision si fuqi e vetme qeverisëse. Sfidat janë të të gjithëve në të njëjtin flamur për fëmijët e të njëjtës tokë dhe jo të majtë e të djathtë, jo të ndarë, por të njëjtë në gjak dhe në gjuhë. Duke u përulur para atyre që na zgjodhën, por edhe ata që nuk na votuan, u them të gjithëve; fitorja është e Shqipërisë dhe merita e njerëzve të zakonshëm.?Rama tha se besimi që i dhanë shqiptarët është përtej kufirit të partive dhe se për herë të parë vendi do ketë një opozitë dyngjyrëshe.?Opozita dy ngjyrëshe në 4 vitet e ardhshme. Nëse do të jemi pak më shumë shqiptarë dhe pak më pak politikanë, asgjë nuk do ta ndalte Shqipërinë të bëhej zonja e rëndë që ëndërronin rilindësit tanë. Të shikojmë brenda nesh, cfarë është në këto momente gjëja e duhur për shqiptarët. Detyrat tona janë të përkohshme. Zgjedhjet nuk ishin perfekte, por më të çliruarat nga pesha e traditës sonë, qytetarët u ndjenë më të patrazuar, apo influenca e partive në qeverisje. Shfaqja e papritur dhe disa çjerrjeve acaruese përbën një përjashtim që më mirë të mos kishte ndodhur, por nuk i cenon arritjet që solli ky proces. Padyshim që as marrëveshja me PD nuk ishte perfekte, por besoj se nuk do të fashitet. Qeveria dhe opozita të ndara, por duhet të jenë të bashkuara në rrugën për Europën që duam.?Kreu socialist nuk harroi të falënderoje kryedemokratin Lulzim Basha, për marrëveshjen e 18 majit, që sipas tij, vendosi Shqipërinë të parën.?E falënderoj Bashën, pasi në 18 maj vendosi Shqipërinë të parën, dhe sikur e shohim, marrëveshja është ajo që është dhe ajo që cinikët e kazanit donin që të ishte. Kjo është një mbrëmje e bukur gëzimi për shqiptarët, por edhe miqtë e partnerët që panë një proces zgjedhor demokratik. Vetëm 38 ditë më parë dukej mision i pamundur. Nesër është një ditë e re dhe për ne puna për Shqipërinë nis me një barrë më të rëndë se ajo që kishim.?Rama tha se fitorja e 25 qershorit është një përgjegjësi e socialisteve katër vitet e ardhshme.?E jona është barra e madhe e përgjegjësisë, e imja në radhë të parë, se në 4 vitet e ardhshme, shqiptarët zgjodhën për Shqipërinë që duam. Për të mos harruar se në vend të një koalicioni mes partive që ndajnë tepsinë, shqip...

Share This Video


Download

  
Report form