http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Më shumë se 140 vetë rezultojnë të zhdukur në një provincë në jugperëndim të Kinës, nga shembja e një shpati mali. 40 shtëpi u rrëzuan, ndërsa trupat e shpëtimit me buldozerë vijojnë kërkimet për persona të gjallë që mund të kenë mbetur të bllokuar mes shkëmbinjve. Rrëshqitja bllokoi edhe një pjesë të një lumi, që kalon pranë provincës. Një çift më foshnjën e tyre u shpëtuan dhe u dërguan në spital. Skuadrat po përdorin litarët për të larguar shkëmbinjtë e mëdhenj dhe të tjerë kërkojnë nën rrënoja. Rrëshqitjet e tokës janë shkaktuar si pasojë e reshjeve të dendura që përfshinë rajonin e Sishuanit. Në këtë zonë u ndalua qarkullimi i automjeteve, me përjashtim të atyre të shërbimeve të emergjencës. Në zonat malore të Kinës rrëshqitjet e tokës janë rrezik i vazhdueshëm për banorët, veçanërisht gjatë periudhave me reshje.