Lumi i Tiranës përmbyt dhjetëra shtëpi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me ujin qe kishte mbuluar rrugët, oborret e shtëpive e madje edhe vete banesat jane zgjuar këtë kem mëngjes shume familje pranë bregut te lumit te Tiranes, pranë Kamzes. Reshjet e rena ne 24 oret e fundit kane rritur nivelin e ujit te lumit, duke e bere ate te dale nga shtrati. Dhjetëra shtëpi jane përmbytur e per pasoje edhe demet materiale kane qene te mëdha. Shumica e banoreve jane vete evakuuar, ndërsa ka edhe te tjere qe nuk i kane lene shtëpitë dhe kane nisur te largojnë ujin e mbetur, per t'i kthyer sadopak banesat ne normalitet. Ne oret e para te mëngjesit është dashur edhe ndërhyrja e ushtrisë. Gjate 20 viteve te fundit, ne zonën e "Bregut te Lumit", ka pasur here pas here përmbytje, por asnjëherë situata nuk ka qene kaq e renduar. Shkak per ketë gjendje është ndërtimi i shtëpive shume pranë lumit, duke mos respektuar parametrat e ndërtimit ne zona te tilla, te cilat kane pritshmëri te larte per fatkeqësi natyrore. Një situate e tille ka gjasa te përsëritet sa here do kete reshje masive, e zgjidhja përfundimtare mund te vije vetëm përmes investimeve te mëdha ne gjithë shtratin e lumit te Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form