Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Konflikti me ndërtuesin ka detyruar 7 familje në zonën e Unazës së Re në Tiranë që të ?ngujohen? në oborrin e Prokurorisë së Tiranës deri në zgjidhjen e kësaj çështje.Banorët thonë se ndryshe nga sa kishin rënë dakord para nisjes së punimeve, investitori nuk u ka dhënë asnjë hyrje nga pallati i ndërtuar mbi tokën e tyre.Ndërkohë, Prokuroria ka thirrur për ballafaqim palët, duke u kërkuar banorëve që për këtë çështje t?i drejtohen gjykatës, vendim që nuk është pranuar prej tyre.
7 familje të zonës së Unazës së re në Tiranë kanë vendosur të ?ngujohen? në oborrin e Prokurorisë deri në zgjidhjen e konfliktit që ata kanë me ndërtuesin, i cili sipas tyre nuk ka respektuar kontratën e sipërmarrjes për pallatin që ka ndërtuar në tokën e tyre.
?Në vitin 2007 prindërit e mi kanë bërë një kontratë sipërmarrje me firmën ndërtuese ?Mesaplik 05?, ku është përcaktuar qartë që ditën që do fillonte ndërtimi në pronën tonë, ne do të ndanim sipërfaqet takuese me investitorin. Dhe sot që ka 4 vjet që ka filluar ndërtimi dhe pallati është mbushur me banorë ne s?kemi marr asnjëherë pjesën që na takon. Deri sa të zgjidhet problemi ynë, ne nuk lëvizim që këtu?, pohon njëri prej banorëve Gramoz Ahmetaj.
Banorët akuzojnë se u janë falsifikuar dokumentet e pronësisë.
?Prona jonë është tjetërsuar dhe ne jemi ankuar në Prokurori. Prokuroria nuk po merr asnjë masë. Ne ja kemi çuar provat, faktet të gjitha, që na janë falsifikuar dokumentet që në Komunën e Kasharit, që është dhënë një leje fallco mbi pronën tonë, ku ne i kemi dhënë 3045 metra katrorë firmës ndërtuese dhe ish-Komuna ka futur 707 metra?, shprehet Ahmetaj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/konflikti-me-ndertuesin-7-familje-ngujohen-ne-oborrin-e-prokurorise/