Konflikti për pronën, 12 familje kërcënojnë me vetëflijim.flv

Report TV 2015-08-21

Views 0

12 familje të cilat banojnë prej 22 vjetësh pranë "21 Dhjetorit" në afërsi të ish-çerdhes nr. 36 rrezikojnë të nxirren jashtë saj. Një letër e ardhur nga zyrat e përmbarimit i detyron ata të lirojnë shtëpitë e tyre ditën e nesërme.

67 banorët i bëjnë apel Bashkisë për ndihmë, ndërkohë që paralajmërojnë se do të kalojnë në vetëgjyqësi nëse nuk i jepet zgjidhje problemit të tyre dhe zyra e përmbarimit zbaton nesër vendimin.

12 familjet banojnë prej 22 vjetësh në një godinë 1-katëshe me sipërfaqe 1500 m.2 dhe në pamundësi të kenë mbështetje nga shteti për strehim kanë marrë masa të ndalojnë padrejtësinë për t'i nxjerrë me forcë jashtë godine.

"Nuk e lirojmë banesën. Kemi folur edhe me kryebashkiakun dhe na dha fjalën se do të na ndihmojë. Të na ndihmojë se tani na duhet. Gjaku në gjuhë do të shkojë, se njeri gjallë nuk e liron shtëpinë pas 22 vjetëve", shpreh një prej banorëve.

Gjithashtu banorët shprehen se kanë në dispozicion një sasi të konsiderueshme lëndë eksplozive të vendosur pranë bombolave të gazit dhe nuk kanë ndërmend të lirojnë godinën për sa kohë nuk ka zgjidhje të këtij problemi.

Share This Video


Download

  
Report form