Kandidatja e LSI për qarkun e Tiranës, Eriona Bixha përmes një deklarate ka denoncuar shit-blerjen e votës në Vorë, ndërsa ka bërë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme.
Eriona Bixha ka folur me emra konkretë duke akuzuar Agim Kajmakun dhe dy nipërit e tij. Sipas saj, Kajmaku makinën e tij e ka shndërruar në bankë, ku në bashkëpunim me drejtues të policisë në përkrahjen e Saimir Tahirit bëjnë skemën e shpërndarjes së parave shtëpi më shtëpi.