Report TV - Tahiri e ka me LSI-në: Shan që të dalë në TV dhe të mbledhë vota

Report TV 2017-07-04

Views 0

Koordinatori i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka sulmues partnerin e koalicionit, LSI-në gjatë një takimi paraelektoral në Babrru, ndonëse pa bërë specifikime.

Tahiri deklaroi se disa politikanë shajnë qeverinë dhe sulmojnë vetëm për të dalë në TV dhe sa për të mbledhur ca vota më shumë.

?Politika e televizorit del herë me sharje, herë me llum, por qeverisja e ardhshme përcaktohet këtu, në çdo familje.

Në çdo rrugë të Paskuqanit, Babrrusë, në çdo shtëpi. Qeverinë e ardhshme e keni ju në dorë, dhe jo në korridoret e politikës. Duhet të shash qeverinë që të dalësh në lajme, që të bësh lajm, që të mbledhësh ca vota më shumë.

Sa më shumë sulmojnë aq më shumë duan të na tërheqin në vorbullën e sherrit, t?i thonë se ?ja ku jemi të gjithë njësojë, dhe ndaj s?ka rëndësi se ku e çojmë votën?.

Sa më shumë sulmojmë ata, aq më shumë me qytetarët duhet të flasim, aq më shumë duhet të bëjmë, aq më fortë duhet të luftojmë të gjithë bashkë.

Share This Video


Download

  
Report form