Pak minuta pas krimit në Vlorë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri pistoletë 40-vjeçari, Fation Sinani, ka ndodhur shpërthimi i një automjeti fare pranë banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në një kohë kur zona ishte e rrethuar me forca të shumta policie.
Automjeti i shpërthyer është tip "Ford Focus" AA987 KP, në pronësi të E.I., 42 vjeç. Nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.