TIRANE-Numri i vënë në dispozicion të qytetarëve për të denoncuar rastet e përfshirjes së administratës në fushatën elektorale nuk funksionon. Pas denoncimit të qytetarëve, Report Tv bëri disa herë provë, por në të gjitha rastet askush nuk përgjigjej në anën tjetër të telefonit.
Sipas denoncimit të qytetarëve, në numrin e vendosur në dispozicion askush nuk përgjigjet. Ata pohojnë se kanë provuar disa herë për të denoncuar raste por pa rezultat.