Ish kryeministri Sali Berisha, menjëherë pas vendimit të Parlamentit për të mos e çuar në Kushtetuese çështjen e mandatit të deputetit Rakip Suli, ka thënë se nuk është për zgjedhje, por për zgjidhje me protesta.
Ai ka shtuar se, Partia Demokratike e priste vendimin që u morr sot, ndërkohë që maxhorancën e ka konsideruar si plaçkitëse të shqiptarëve e Shqipërisë.
?Maxhoranca është mbrojtëse e plaçkitësve të deputetëve ndaj vendit nga Rama tek Suli. Ne e prisnim këtë vendim, sepse ata mbrojnë njëri tjetrin, ai është peshk i vogël ata mbrojnë plaçkën e madhe që ka bërë pronari i tyre Edi Rama. Koçua u kërcëlliti dhëmbët, kështu që këta të tjerët janë ushtar të bindur të partisë. Ne e dinim se ky votim do ishte, votuam për tu treguar shqiptarëve qëndrimin tonë. Këta vazhdojnë puçin antikushtetues, marrin pushtetin e gjykatës kushtetuese dhe popullit i lind e drejta ti qërojë një ditë e më parë këta puçistë që s?njohin shtet e ligj. Me Edi Ramën s?ka zgjedhje por populli të bëjë zgjidhje, ti hedhë mënjanë. Thirrja ime publike është kjo: Mosbindje civile? tha Berisha.