Bulevardi i ri i Tiranës, hapen 400 metrat e para të përfunduara - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfundojnë 400 metrat e pare te bulevardit te ri te Tiranës. Pasditen e se martës do te hiqet ndarja mes arteries kryesore te kryeqytetit dhe investimit te ri. Pak ore para inaugurimit, drejtori i projekteve strategjike ne bashki Genc Kojdheli tregon per Vizion Plus se pjesa e përfunduar do te shfrytëzohet vetëm per shëtitjet e qytetareve dhe parkim. Makinat do te kenë akses kur bulevardi te përfundoje plotësisht, pas 1 viti.Drejtori i projekteve sqaron edhe pas hapjes se 400 metrave te pare qe bëjnë funksional parkimin nëntokësor, puna ne bulevardin e ri do te vazhdoje ndërtimin e 1200 metrave te hapur. Pas nje procesi te dyte shpronësimesh, zgjatimi do te shkoje deri tek lumi i Tiranës. Ndërkohe vija e pare përgjatë dy krahëve te bulevardit tashme është e prenotuar tërësisht nga sipërmarrës privat, biznese dhe ambasada te huaja. 800 euro ka shkuar metri katrore i truallit. Sipas planit te studios Grimshoe kjo zone ne veri te Tiranës do te ketë ndërtimet me te larta ne kryeqytet.27 milion dollarë kushton bulevardi i ri i Tiranës, ku vetëm 6 milion dollarë ka marre ndërtimi i parkimit nëntokësor, i cili do te menaxhohet nga Bashkia e Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form