Report TV - Basha: Ndërhyrja në Lazarat për sy e faqe, fund persekutimit

Report TV 2017-07-10

Views 0

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaron nga Gjirokastra se Edi Rama e bëri ndërhyrjen në Lazarat vetëm për sy e faqe dhe e ktheu Shqipërinë në hambar droge.

Ai ka premtuar se me PD-në në pushtet do të marrë fund përndjekje dhe persekucioni ndaj qytetarëve për atë që janë dhe jo për atë që bëjnë, duke nënkuptuar çështjen e Lazaratit.

"Nisuni menjëherë pas këtij takimi dhe shkoni derë më derë e jepni lajmin se ndryshimi po vjen", u tha Lulzim Basha mbështetësve të tij në mitingun mbyllës të fushatës në Gjirokastër.

Lulzim Basha u tha qytetarëve se ai është gati ta marrë drejtimin e vendit, është punë e vështirë, por ai do të punojë çdo ditë për qytetarët, për interesat e tyre.

?Bashkohuni me këtë lëvizje qytetare dhe popullore. Shkoni dhe takoni 1, 2, 5 qytetarë të tjerë. Ju shpjegoni planin tonë ekonomik. Të vetmin plan në këto zgjedhje, me taksa të ulëta, uljen e TVSH-së, subvencionet për fermerët, stazhet e paguara për 10 mijë të rinj?, tha kryedemokrati.

Share This Video


Download

  
Report form