Kryetari i KQZ, Klement Zguri ka apeluar forcat politike që të punojnë për arritjen e standardeve zgjedhore në 25 qershor.
Gjatë një konference për shtyp, ai tha se agjencitë ligjzbatuese duhet të zbatojnë kuadrin ligjor, ndërsa ka kërkuar të zbardhen incidentet elektorale të shënuara ditët e fundit.
"Është shumë e rëndësishme të arrijmë standardet zgjedhore, si element për përshpjetimin e proceseve integruese në familjen europiane".
Duhen përmbushur rekomandimet e OSBE-ODIHRT. Agjencitë ligjzbatuese jo vetëm të mos përfshihen në fushatë, por duhet të zbardhin çdo incident.
Është koha të dëshmohet maturi dhe seriozitet?- u shpreh Klement Zguri, kryetar i KQZ-së.