Segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës është drejt finalizimit dhe do të hapet për qytetarët në 20 qershor. Përmes një ceremonie, Bashkia e Tiranës do të inagurojë Bulevardin e Ri, që përveç korsisë së dedikuar mjeteve dhe këmbësorëve do të përmbajë edhe parkimin publik nëntokësor. Ceremonia e inagurimit do të zhvillohet këtë të martë në orën 20:00.
400m e para të Bulevardit të Ri do të hapen për qytetarët e Tiranës këtë të martë, ndërsa po i jepet dora e fundit punimeve.
Segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës është gati për t?u shfrytëzuar nga kalimtarët apo drejtuesit e automjeteve. Ndriçimi, lyerja, vijëzimi, janë detajet e fundit të parapërgatitjes për ceremoninë e inagurimit.