LSI: Na morën anëtarin nga KZAZ - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për numëruesin e tretë për zgjedhjet e 25 qershorit, që u nda mes LSI dhe PDIU. Shorti përcaktoi se LSI do marrë anëtarin e tretë në KZAZ-të me numër çift, ndërkohë që PDIU do të propozojë anëtarin e tretë.Ky shkaktoi pakënaqësinë e LSI-së, e cila e cilësoi si një vendim në shkeljet me Kodin Zgjedhor. Nënkryetari Luan Rama, argumentoi se ky anëtar duhet t?i takonte LSI-së në të 90 KZAZ-të. Për të forcuar bindjen e tij, ai iu referua përjashtimit të PDIU-së në komisionet parlamentare për Vettingun.Zyrtari i lartë doli para mediave pas një takimi që bashkë me kryetarin Petrit Vasili, pati me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ku tha se denoncoi përpjekjet për shkelje të ligjit në funksion të fushatës.Luan Rama ripërsëriti qëndrimin se LSI asnjëherë nuk është bërë pengesë për reformat e ndërmarra nga qeveria, përkundrazi, tha se ka qenë promotor e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form