http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lulzim Basha ka zhvilluar disa takime pak ditë më parë edhe me banorë të Klosit dhe Bulqizës. Ulja e çmimit të naftës, dhe përfundimi i rrugës së Arbrit, ishin dy nga premtimet kryesore te Kreut te PD.Gjatë bisedës me minatorë, Basha premtoi se pasuritë e vendit do t?i kthehen qytetarëve, dhe s?do të jenë në dy-tre duar oligarkësh.Basha i bëri të qartë pronarëve të bizneseve të vogla se plani i tij ekonomik për ulje taksash do të lërë më shumë para në xhepat e shqiptarëve.Në këto takime, Basha ka theksuar se Edi Rama kishte kohë dhe mundësi të mbante premtimet, por ai nuk bëri asnjë përpjekje në këtë drejtim.