TIRANE-Nëse do të votohej sot më 13 Qershor, cili do të ishte rezultati?
Report TV solli sot sondazhin e dyte të realizuar nga instituti italian, 'Piepoli', mbi numrin e mandateve që partitë do të marrin në 7 qarqet më të mëdha në vend. Në të dhënat e institutit italian, vihet re se PS ka një trend rritje, PD ruan kutotat në shumicën e qarqeve, Shkodra, ?zhduk? të vegjlit, mbijeton vetëm LSI, kurse në Korcë rritet LSI dhe pëson rënie PD.
Krahasuar gjithmonë me mandatet e fituara në vitin 2013, ?Piepoli? solli edhe parashikimet në rang kombëtar.
Ndërsa kane mbetur 12 ditë nga mbyllja e fushatës zgjedhore, 'Piepoli' dha përgjigjet se cila parti ka bërë fushatën më efikase, cila parti ka qenë më bindësja deri tani me premtimet elektorale.
Presidenti i Institutit ?Piepoli?, Roberto Baldassari bëri të ditur sot se, në këtë sondazh të radhës janë marrë në pyetje 1 mijë persona, ndryshe nga sondazhi i një javë më parë, ku u pyetën 800 persona. Në sondazhin e tretë do të pyeten 1 200 persona.