Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vlora ka qenë ndalesa e radhës e ?Sfida për Shqipërinë? në këtë fushatë elektorale. Themeluesi i saj Gjergj Bojaxhi duke prezantuar Jonad Dhrami si kandidatin për qytetin bregdetar theksoi se SFIDA është alternativa ndryshe në zgjedhjet e 25 qershorit.
Bojaxhi: Jemi shumë të bindur që Shqipëria nuk ka nevojë për parti të reja. Shqipëria ka nevojë për parti ndryshe dhe SFIDA është një parti e tillë. Ne kemi bërë që ai që është kryetar nuk ka të drejtë të jetë deputet dhe politikan. Pse e kemi bërë këtë? E kemi bërë sepse gjatë gjithë këtyre viteve për çerek shekulli kemi parë sesi një kryetar merr në kontroll partinë, shtetin dhe pastaj bëhet pronar.
Kandidati Dhrami shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin që i përkiste një force politike vlerash dhe jo pazaresh, si dhe u premtoi vlonjatëve se te SFIDA zëri i tyre do të dëgjohet.
Dhrami: Në 27 vjet ne kemi dëgjuar siç kemi dëgjuar edhe në këto 20 ditë fushatë nga kjo klasë politike ta trajtojë Shqipërinë dhe shqiptarët si një tepsi, tek e cila do të fusë duart dhe në djall pastaj e ardhmja.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bojaxhi-ne-vlore-sfida-alternativa-ndryshe/