Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim në Vlorë për zgjedhjet e 25 qershorit. Gjatë takimit kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi the se PDIU do të jetë pjesë e asaj mazhorance që ka në programin e saj çështjen kombëtare dhe çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.
?Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të jetë pjesë e mazhorancës. E asaj mazhorance që çështjet patriotike kombëtare, çështjen e dinjitetit kombëtar, çështjen e shqiptarëve të Çamërisë do ta bëj pjesë të programit të saj. Vetëm me ata do jemi. Ndryshe do ta kemi më kollaj në Parlamentin e Shqipërisë të ngrihemi çdo ditë", u shpreh Idrizi.
Gjatë takimit në Vlorë Shpërtim Idrizi shtoi se pllakën e çamërisë të vendosur në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë do ta marrin për ta çuar në Çamëri.