VLORË - Kamera e "A1Report!" ka vëzhguar sot, Sheshin e Flamurit në Vlorë, i cili është kthyer në një shesh ndërtimi, pork u nuk ndërtohet. Punimet e nisura për shtrimin e sheshit me pllaka, nisur para dy javësh, janë ndërprerë dhe prej ditësh, asnjë punëtor nuk është dukur për të vazhduar punën.
Në bashkinë e qytetit thanë se punimet janë në vazhdim, por siç mund të shihet nga fotografitë e marra dy ditët e fundit, asnjë pllakë nuk është lëvizur nga vendi.