LSI: Karteli i drogës kontrollon drejtorin e policisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja Socialiste per Integrim ka shpërthyer ne akuza kundër drejtorit te përgjithshëm te policisë se shtetit Haki Çako. Pasi policia e shtetit kallëzoi penalisht administratorin e njësisë numër 2 ne kryeqytet, Elez Gjoza, kreu i grupit parlamentar te LSI Luan Rama deklaroi se Çako është nen kontrollin e kartelit te drogës.?I kërkoj ministrit te brendshëm te veje ne kufij ligjore policinë e shtetit se nuk mund te qe polica te kanabizoje zgjedhjet, ndryshe te japë dorëheqjen. I kërkoj te analizoje rolin e drejtorit te policisë, i cili nuk mund te fshihet pas postit, karteli i drogës vazhdon te ketë nen kontroll drejtorin e policisë se shtetit dhe po e përdor per te goditur kundërshtarin politik dhe po i ben presion qytetareve?Rama i është drejtuar edhe kreut te organit te akuzës Adriatik Llalla duke i kërkuar te hetoje te gjitha institucionet qe po përdoren per sulme politike.?Unë ftoj prokurorin e përgjithshëm te hetoje e te nxjerre para ligjit çdo abuzues qe përpiqet te përdore institucionet për t?u hakmarrë qe qytetaret te mos jene te lire.?Ndërsa Elez Gjoza ka hedhur poshtë akuzat, duke sqaruar se Prokuroria e ka hetuar njëherë ketë çështje ne 2013 dhe nuk ka gjetur asnjë shkelje, duke akuzuar ish ministrin Tahiri se fshihet pas sulmit ndaj LSI.?Dua t?u bej një thirrje ish-ministrit te brendshëm ministrit qe mbolli Shqipërinë me hashash t?i leje presionet ndaj meje se nuk me tremb dot, ju do te shkoni pas hekurave, absolutisht do jem pas orës 4 pranë LSI.?Gjoza ndërkaq i është drejtuar prokurorisë, ku ka paditur policinë e shtetit per kallëzim te rreme dhe shpërdorim detyre.

Share This Video


Download

  
Report form