Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Peizazhet të rralla dhe të pa shfaqura më parë të Via Egnantia prezantohen për herë të parë në Shqipëri. Janë 35 foto origjinale të Edward Lear të cilat janë ekspozuar në pedonalen e Tiranës. Auron Tare shprehet se duhet punuar më shumë që kjo rrugë të kthehet në një atraksion turistik.
Piktori dhe poeti britanik, Edward Lear, udhëtoi në Shqipëri në vitet 1812-1888 duke u kthyer në njeriun që sjell pamjet autentike të rrugës ?Egnatia?.
35 skicat e tij u prezantuan në një ekspozitë në pedonalen e Tiranës. Qartë në to rrëfehen traditat dhe kultura e kohës në Elbasan, Tiranë, Vlorë, Aplloni, Ardenice.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, thotë Via Egnatia sot ka pak gjurmë nga ato që na tregon Lear, por qëllimi është që ajo të kthehet në një atraksion turistik. Ndërsa thesari i fotografive është ruajtur në Universitetin e Harvardit.
Auron Tare: Në një nga këto piktura është Hani i famshëm i Qukësit të cilin ai në ditarin e vet e përshkruan kur banorët e qëlluan me gurë se kujtonin se ai do ti merrte imazhin e fshatit për t?ia shitur Carit të Rusisë, skena groteske por që ai na sjell Hanin e Qukësit një pikë shumë e rëndësishme gjatë ndalimit të karvaneve gjatë Via Egnantias.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/via-egnatia-e-pare-ne-syte-e-piktorit-britanik-imazhe-te-rralla-te-rruges/