Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Unioni i Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë kanë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese sërish Ligjin për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë.
Shoqatat e Gjyqtarëve kërkojnë që gjykata të shfuqizojë si të papajtueshme me kushtetutën kushtet e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, konkretisht nenin 7 në pikat a dhe c ku thuhet se gjyqtarët në kohën e kandidimit, të kenë ushtruar funksionin e gjyqtarit për të paktën 10 vjet dhe të jenë vlerësuar të paktën ?shumë mirë? në dy vlerësimet e fundit të performancës etike dhe profesionale
Gjyqtarët kërkojnë shfuqizimin e pikës 1 të nenit 59 ku thuhet se Kryetari dhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor zgjidhen në mbledhjen e parë të Këshillit nga radhët e anëtarëve jogjyqtarë me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve. Këtu kërkohet të hiqet fjalë zëvendëskryetari.
Në pikën 8 të nenit 62, ku thuhet se Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit përbëhet nga 2 anëtarë jo gjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar, shoqata e gjyqtarëve kërkon që të hiqen fjalët 2 anëtarë jo gjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar. E njëjta gjë kërkohet edhe në pikën 13 të nenit 62 ku ligji citon: Për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, krijohet një komision i përkohshëm i përbërë nga 2 anëtarë jo gjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar
Shoqata e gjyqtarëve kërkon të shpallen si të papajtueshme me kushtetutën edhe pika 6 e nenit 68, pika 2 e nenit 72, pika 1 e nenit 157, pika 8 dhe 13 e nenit 160, pika 6 e nenit 166 dhe pika 2 e nenit 175.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sulmohet-reforma-ne-drejtesi-ankimim-ne-fshehtesi-te-vettingut/