Ora News – Presionet ndaj biznesit,Vukaj: Denonconi nga Ministri tek inspektori

Ora News Lajme 2017-07-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Administrata tatimore do të jetë në mbikëqyrje të posaçme gjatë fushatës elektorale. Ministrja e Financave, Helga Vukaj, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e biznesit ku ka theksuar se presioni i ushtruar ndaj tyre në fushatë elektorale do të cilësohet një krim dhe ai duhet të dënohet.
?Presioni ndaj jush për çfarëdo lloj arsyeje elektorale apo korruptive është kriminale?.
Kështu iu drejtua Ministrja e Financave Helga Vukaj biznesmenëve vendas të thirrur në një takim prej saj, ku u kërkoi të denoncojnë çdo rast presioni abuziv nga administrata fiskale prej Ministrit tek inspektori më i thjeshtë i Doganës apo Tatimeve.
Në këtë takim është diskutuar për disa prej problemeve më të rëndësishme me të cilat përballet sot komuniteti i biznesit.
Zëvendës Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Arben Shkodra, shprehu nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes biznesit dhe qeverisë, siç u shpreh ai, për rritjen e nivelit të konsultimit publik në interes të zhvillimit ekonomik të vendit.
Referuar kërkesave të biznesit dërguar në Ministrinë e Financave më herët prej biznesit, Vukaj shprehu keqardhjen për kontrollin e gjitha ngarkesave në eksport nga ana e autoriteteve doganore.
Ajo theksoi se kjo procedurë nuk është në përputhje me standartet europiane të kontrollit në kufi dhe ka pasoja të konsiderueshme negative në veprimtarinë e biznesit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/presionet-ndaj-biznesitvukaj-denonconi-nga-ministri-tek-inspektori/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS