Ndryshimet në Kodin Penal, kritika dhe nga shumica, opozita i cilëson terror ndaj biznesit- Ora News

Ora News Lajme 2015-12-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndryshimet në Kodin Penal që parashikojnë ashpërsim të masave ndëshkimore për biznesin informal, janë shoqëruar me debate, por edhe me kritika qe erdhen nga vetë deputetët e mazhorancës.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj mbështeti ndërhyrjet në Kod por kërkoi që ato te mos behen si pasojë e mosrealizimeve në dogana dhe tatime.
Pandeli Majko, u shfaq më i moderuar, duke këmbëngulur se ligji lufton kontrabandën, një sëmundje që ka shoqëruar te gjitha qeverite. Në këtë pikë, Majko i kujtoi ish-kryeministrit Berisha një kompani që është akuzuar per kontrabandë në vitet e para të qeverisjes së demokratëve.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ku-eshte-edi-rama-pd-skemi-zgjedhur-piktor-shetites-ruci-eshte-ne-sherbim-te-vendit/

Share This Video


Download

  
Report form