Në 190-vjetorin e lindjes Kostandin Kristoforidhit ?Gjahu i malësorëvet? i shkruar në dy dialektet e shqipes, gegnisht dhe toskërisht, mund të lexohet online, njoftoi drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani gjatë promovimit të katër librave të gjuhëtarit dhe përkthyesit të shquar.
Në vitet 1865?1879, të vetmit libra shqip që kanë qarkulluar në Shqipëri, kanë qenë librat e Kristoforidhit, u shpreh profesor Xhevat Lloshi gjatë promovimit.
Katër librat e Kristoforidhit janë: ?Krijesa & Të dalëtë?, në gegërisht, botimi i vitit 1872; ?Psalmet? në dy dialektet të viteve 1868, 1872; ?Pesë libra të Dhiatës së vjetër?, ?Historia e Shkrimit të Shenjtë? në gegërisht e toskërisht, ku përfshihen dhe ?Katër katekizmat? në toskërisht e gegërisht të viteve 1867 e 1872.
Profesor Emil Lafe në fjalën e tij ka falënderuar për përmbledhjen dhe dhe ribotimin e veprës profesor Xhevat Lloshin.
Për më shumë se dyzet vite profesor Xhevat Lloshi ka studiuar jetën dhe veprat e Kristoforidhit dhe i ka transkriptuar në alfabetin e sotëm.
Të gjithë studiuesit janë të mendimit se kjo është një punë e jashtëzakonshme që mundëson studimin bashkëkohor të këtyre dialekteve.