http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka kërkuar votat e banorëve të Pukës. Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë, zyrtari i lartë tha se fitorja e LSI-së është një shans për të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve të tyre politike.Ndërsa ish-kryetar Ilir Meta, u përqendrua në mënyrë të veçantë tek të rinjtë, pasi siç tha ata janë Shansi për të ndryshuar politikën.Meta tha se LSI, forcë e parë politikë do të thotë drejtim i ri për Shqipërinë.