Basha: Në 25 qershor radha e shqiptarëve t’i bëjnë kosh Ramës

RTV KLAN 2017-07-09

Views 0

Takimin me demokratët e Cërrikut, Lulzim Basha e shfrytëzoi për t?i dhënë sërish përgjigje zërave kritikë brenda partisë së tij për listat e kandidatëve për deputetë si dhe Republikën e re.

?82% ekipit tim s?ka qenë deputetë më parë, ata ju përfaqësojnë ju, opozita e bashkuar nën logon e PD-së? Kur t'ju pyesin çfarë është Republika e re, u thoni se ne i emërojmë e shkarkojmë politikanët që na mashtrojnë e nuk mbajnë premtimet?,- tha Basha.

Shqiptarët i ftoi që në 25 qershor t?i bëjnë kosh politikës së vjetër, ndëra kryeministrit Rama i cili ndodhej në fushën e basketbollit në një përballje me veteranët e Kosovës, i kujtoi të mos fshihet nga debati televiziv.

?E patë sot Edi Ramën duke luajtur basketboll? Ka një javë e gjysmë që e thërras të vijë në debat dhe të japë llogari. Ku i ka 300 mijë vendet e punës, shëndetësinë falas, taksat e ulëta, uljen e çmimit të energjisë, pensionin e 13, mbështetjen financiare për fermerët? Asnjë përgjigje. Nuk bën dot bilancin. Karikatura, barcaleta, çitjane, tuta, basketboll, futboll, por asnjë përgjigje. Përgjigjen nuk ma ka borxh vetëm mua, por qytetarëve. Nuk mund t'i ikësh kësaj përgjigje me basketboll dhe futboll Edi Rama. Më 25 qershor është radha e shqiptarëve t?i bëjnë kosh Edi Ramës",-shtoi Basha.

Në të tjera aktivitete elektorale në Peqin e Belsh, Basha i ftoi banorët e këtyre zonave që në 25 qershor të votojnë numrin 6, pasi sipas tij programi ekonomik i Partisë Demokratike synon hapjen e vendeve të reja të punës, uljen e taksave, më shumë vëmendje për fermerët e studentët, si dhe investime në arsim e shëndetësi./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form